BotaLajme

BRUKSEL – BE ndërmerr hapa ligjorë kundër X për shqetësimet e dezinformimit

BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian sot hapat ligjorë kundër platformës së mediave sociale X të Elon Musk mbi përhapjen e dezinformatave dhe shkeljeve të transparencës.

”Mangësitë e tjera të supozuara përfshijnë shkelje në detyrimin për të kundërshtuar shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme, përdorimin e dizajnit mashtrues dhe dështimin për të siguruar akses në të dhëna për studiuesit”, tha komisioni.

“Ne e marrim shumë seriozisht çdo shkelje të rregullave tona. Dhe provat që kemi aktualisht janë të mjaftueshme për të hapur zyrtarisht një procedim kundër X”, tha nënpresidentja e Komisionit të BE, Margrethe Vestager.

Sipas një ligji të fundit të BE-së, i quajtur Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), platformat me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë i nënshtrohen rregullave të gjera të moderimit të përmbajtjes.

Kjo vlen për mediat kryesore sociale duke përfshirë X, Facebook dhe TikTok.

Shkeljet e DSA mund të rezultojnë në gjoba.

Për kompanitë e përcaktuara, gjobat financiare mund të jenë deri në 6% të qarkullimit global.

Në rrethana të jashtëzakonshme, me vendim gjykate, një kompani mund të mbyllet përkohësisht.

“Komisioni do të hetojë me kujdes pajtueshmërinë e X me DSA, për të siguruar që qytetarët evropianë të mbrohen në internet – siç urdhëron rregullorja”, tha Vestager.

“Ne e ftojmë X të bashkëpunojë me ne në këtë hetim”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian duke shtuar se çështja kundër X është hetimi i parë i tillë nën DSA.

Komisioni i kishte dërguar kompanisë së mediave sociale një kërkesë zyrtare për informacion në tetor, disa ditë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, duke kërkuar përgjigje për përhapjen e pretenduar të përmbajtjes dhe dezinformimit të paligjshëm./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button