BotaLajme

BRUKSEL – BE rrit riatdhesimet e migrantëve

Në Bashkimin Evropian riatdhesimet efektive të migrantëve përgjatë tremujorit të tretë 2023 janë arritur me 107 135 shtetas, të cilët morën urdhrin e ekstradimit jashtë BE-së, sipas Eurostat-it.

Ai shtoi se 27 095 të tjerë janë zhvendosur në territorin e bllokut.

Eurostat nënvizon se, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, vendimet e riatdhesimi janë ulur me 4%, por numri i qytetarëve të riatdhesuar jashtë BE-së u rrit me 12%.

Duke parë të dhënat kombëtare, vendi që dha më shumë urdhra riatdhesimi ndaj shtetasve jo të BE-së ishte Franca (29 885), e ndjekur nga Gjermania (11 470) dhe Greqia (9 545).

Numri më i madh i riatdhesimeve të përfunduara është regjistruar në Gjermani (4 100), e ndjekur nga Suedia (2 865) dhe Franca (2 850).

Vendimet e kthimit të lëshuara nga autoritetet kombëtare preknin kryesisht shtetas marokenë (8%), sirianë dhe algjerianë (7%), afganët (6%), turq dhe gjeorgjianë (5%)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button