LajmeMaqedoni

Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut është e gatshme të merr përgjegjësi në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin e 29-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që këtë vit po mbahet në Logj të Polonisë, më 1 dhe 2 dhjetor 2022, në përputhje me agjendën dhe praktikën e vendosur, sot e udhëhoqi seancën e tretë plenare të takimit, në cilësinë e Kryesuesit të ardhshëm të OSBE-së.

Osmani u shpreh i kënaqur me rrjedhën produktive të bisedimeve në Këshillin Ministror të këtij viti. Njëherit, theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta merr pjesën e saj të përgjegjësisë, duke e pasur privilegjin të jetë kryesuese e kësaj Organizate.

“Në këtë rrugë sukseset dhe dështimet tona do të jenë edhe tuajat. Kohët e sotme të vështira kërkojnë vendosmëri dhe përkushtim. Prandaj, dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje secilit prej jush të merr përgjegjësi”, tha Osmani.

Gjithashtu, Ministri Osmani i ftoi Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së në Këshillin e ardhshëm Ministror që do të mbahet në Shkup, duke theksuar se sfidat e rajonit të OSBE-së dhe e ardhmja e Organizatës janë një mundësi e shkëlqyer për t’u ulur rreth kësaj tavoline dhe të forcohen përpjekjet e përbashkëta në emër të parimeve të Helsinkit, të cilave u përmbahen të gjitha vendet pjesëmarrëse të OSBE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button