LajmeMaqedoni

Caktohen dy seanca të Komisionit kuvendor për sistem politik

Kuvendi për sot ka caktuar dy seanca të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve.

Komisioni në kuadër të seancës së 48-të duhet të vazhdojë me shqyrtimin e Raportit vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në rend dite janë edhe Raporti vetor i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025 për periudhën 01.01.-31.12.2021, Raport vjetor për punën e Prokurorive Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Raport për realizimin e Buxhetit të Gjyqësorit për vitin 2021, Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë në vitin 2021, Raport vjetor për punës e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2021, Raport vjetor për punës e Këshillit Inspektues për vitin 2021 dhe Raport vjetor për punës e Agjencisë së Administratës për vitin 2021.

Për sot është caktuar edhe seanca e 49-të e Komisionit, në të cilën në rend dite është Iniciativa Qytetare për shpalljen e referendumit për miratimin e ligjit për anulimin e Ligjit për transformimin e industrisë së energjisë elektrike të Maqedonisë, Shoqëria Aksionare për Prodhim, bartja dhe shpërndarja e energjisë elektrike në pronësi shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 19/2004), përmes propozuesit të autorizuar Gjorgji Manaskov.

Show More

Related Articles

Back to top button