LajmeMaqedoni

Çavi: Morëm një pikë, që nuk është i mjaftueshëm

Trajneri Çavi Hernandez nuk është i kënaqur me barazimin e regjistruar ndaj Granadës, përkundër faktit se gjiganti katalunas e gjeti për një moment veten në disavantazh prej dy golash, por arriti ta merrte një pikë falë golit të shënuar në minutat e fundit nga Serhi Roberto. Çavi është ankuar në skuadrën e tij, nga e cila kërkon që në të ardhmen t’i menaxhojë me mirë ndeshjet.

“E kemi dominuar komplet lojën, kemi krijuar raste, merituam më shumë, por bëmë gabime. Nuk mund të hyjmë në fushë kështu, kishim biseduar për këtë punë. Ata janë agresivë, bëjnë presion dhe pas vetëm 30 sekondash e kemi pësuar golin e parë. Në tranzicion e kemi pësuar golin e dytë dhe nga ai moment skuadra më pas e ka kuptuar mirë se çka i kërkohej asaj në këtë lojë. E merituam fitoren, por e morëm një pikë, që nuk është e mjaftueshme”, deklaroi trajneri i Barçës për “DAZN”.

Golat për katalunasit i shënuan Lamine Xhamal e Serhi Roberto, kurse dy herë për vendësit realizoi Brajan Saragoza Rodrigez. Barcelona aktualisht e sheh veten në vendin e tretë me tri pikë më pak se lideri Real Madridi.

Show More

Related Articles

Back to top button