LajmeSport

Çekia publikon listën me lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet e tetorit

Mbrëmjen e 12 tetorit, kombëtarja e Shqipërisë, do të sfidojë në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, kombëtaren e Çekisë, në përballjen që pritet të jetë decizive për përcaktimin e kualifikimit të “legjionarëve” në “Euro 2024”.

Rivalët e radhës të Shqipërisë, Republika Çeke ka publikuar dhe listën me lojtarët e zgjedhur, për 2 përballjet e radhës të fazës së grupeve, me teknikun, Jaroslav Silhavy, që ka suprizuar jo pak futbolldashësit me zgjedhjen e tij. Për sa i përket futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e “yllit” të sulmit, Patrik Shik, me “bomberin” e “aspirinave” të Bajer Leverkuzen, që nuk ka mundur të rikuperohet në kohët, për sfidat e tetorit ndaj, Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

 ISTA E KOMBËTARES ÇEKE:

 Portierë: Ondrej Kolar (SK Slavia Prague), Tomas Koubek (FC Augsburg), Matej Kovar (Bayer 04 Leverkusen), Matous Trmal (FK Mlada Boleslav).

Mrojtës: Martin Frydek (FC Luzern), Robin Hranas (FC Viktoria Plzen), Jakub Jugas (Cracovia), Ales Mateju (Palermo FC), Lukas Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panak (AC Sparta Prague), Tomas Vlcek (SK Slavia Prague), Tomas Ëiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zeleny (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino).

Mesfushorët: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzen), Lukas Kalvach (FC Viktoria Plzen), Jakub Pesek (AC Sparta Prague), Pavel Sulc (FC Viktoria Plzen).

Sulmues: Tomas Chory (FC Viktoria Plzen), Vasil Kusej (FK Mlada Boleslav), Jan Matousek (Bohemians Praha 1905), Tomas Pekhart (Legia Ëarsaë). /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button