GostivarLajme

Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit

Thirrja zgjat nga data 22.10.2024 deri me 12.11.2024

Shoqata humanitare e qytetarëve “Dr.Trajçe Neshkovski” publikon THIRRJE PUBLIKE për lirim nga pagesa për qëndrimin në çerdhe të fëmijëve nga prindër vetëushqyes të regjistruar në çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar.

E drejta për qëndrim në institucionin publik çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar realizohet për fëmijën i cili është i regjistruar dhe vijon rregullisht kopshtin e fëmijëve dhe është nga një familje me prindër të vetëm të cilët marrin pagë më të ulët se paga mesatare mujore neto e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose personat e papunë që jetojnë në territorin e Komunës së Gostivarit.

Prindërit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe përfitojnë nga pagesa e kompensimit të strehimit për fëmijët e tyre janë:

– Fëmijët të cilit njëri nga prindërit i ka vdekur
– Fëmijët të cilit njërin nga prindërit është i panjohur
– Një fëmijë nga një martesë e divorcuar

Aplikanti i cili i plotëson kriteret e mësipërme, për të ushtruar të drejtën për t’u liruar nga pagesa për qëndrimin në çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar, duhet të dorëzojë këto dokumente:

– Fotokopje të letërnjoftimit
– Vërtetim për pagën mesatare të prindit për tre muajt e fundit
– Vërtetim nga Agjencia e Punësimit nëse aplikanti është person i papunë i regjistruar në Agjenci;
– Fotokopje e certifikatës së lindjes së fëmijës
– Nëse njëri prind ka vdekur, fotokopje e çertifikatës së vdekjes
– Nëse prindërit janë të divorcuar, dëshmi për zgjidhjen e martesës

Në mënyrë që aplikimet të pranohen, i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet me e-mail në shoqatën humanitare humanitarno_dr.trajceneshkovski@yahoo.com,

përmes një mesazhi në faqen tonë në facebook “Shoqata Humanitare e Qytetarëve” dr. Trajce Neshkovski” Gostivar” ose në zarf të mbyllur të shënuar si Thirrje Publike – për shprehje të interesimit për lirim nga pagesa e tarifave për qëndrimin e fëmijëve të prindërve vetëushqyes në çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar, në adresën rr. Nikolla Parapunov nr. 207-3 Gostivar.

Përzgjedhja do të bëhet nga një komision i krijuar nga Shoqata, sipas parimit “i pari aplikon, i pari përfiton”, dhe prioritet do të kenë prindërit e vetëm me status të rrezikuar social.

Kjo masë do të zgjasë deri në shterimin e mjeteve të shoqatës të parapara për këtë qëllim.

Për të lartpërmendurat, Shoqata Humanitare e Qytetarëve “Dr.Trajçe Neshkovski” Gostivar ka lidhur memorandum bashkëpunimi me çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar, me të cilin ka marrë përsipër të liroj nga pagesa për qëndrimin në çerdhe të fëmijëve nga prindër vetëushqyes të regjistruar në çerdhen “Gëzimi fëmijëror” në Gostivar.

Thirrja është hapur më 22 tetor 2024 dhe do të zgjasë 15 ditë pune, pra deri më 12 nëntor 2024.

Show More

Related Articles

Back to top button