LajmeMaqedoni

Çimentorja “USJE” obligohet të kalojë në ngrohje me gaz natyror në afat prej pesë ditëve

 Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor sot ka lëshuar vendim me të cilin fabrika e çimentos “USJE” urdhërohet në të dy kaldatë për ngrohje qendrore me fuqi prej 4.2 megavat me të cilat ngrohet fabrika të përdoret gaz natyror si lëndë djegëse, sipas të dhënave të marra A- Leje ekologjike të integruar dhe për të kryer një lidhje të përshtatshme për matjen e emetimeve me metodë të akredituar. Afati për realizimin e detyrës është pesë ditë.

“Të kryejë matjen e emetimit të gazrave nga emetuesi – oxhaku i kaldajës që do të jetë në funksion, për të cilin afati i realizimit të detyrës është 10 ditë pasi do të përdoret gaz natyror si lëndë djegëse. Të monitorohen të gjitha pikat e emetimit nga proceset e prodhimit me një laborator të akredituar për mjedis të jetesës në prani të Inspektorit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, për të cilat afati i realizimit të detyrës është 15 ditë nga marrja e vendimit”, thuhet në vendimin e ISHMJ.

Në vendim theksohet se shpenzimet e analizës së bërë më 3 dhe 4 janar të vitit 2023 i mban subjekti i mbikëqyrjes inspektuese, sepse është konstatuar se mostrat nuk u përgjigjen standardeve të përcaktuara sipas lejes A-ISKZ.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dje në një konferencë për shtyp bëri të ditur fabrikën e çimentos “USJE” janë bërë matje të jashtëzakonshme të ajrit të ambientit, me ç’rast janë regjistruar vlera të larta, me çfarë konstatohet se fabrika kontribuon në ndotjen e ajrit në Shkup. Pas konferencës për shtyp, nga “USJE” i përgënjeshtruan pretendimet e Arsovskës, duke i hedhur poshtë qëndrimet e saj si të pabaza, ndërsa sot publikuan të dhëna nga matjet nga stacionet e tyre matëse, sipas të cilave, nuk tejkalohen kufijtë e lejuar.

Show More

Related Articles

Back to top button