LajmeSport

CR7 mungon në stërvitjen me Manchester United për “arsye familjare”

Mungesë për arsye familjare të papërcaktuara. Ky është zyrtarisht versioni  i Cristiano Ronaldos ndaj drejtuesve të Manchester United për shkaqet e mungesës në fazën përgatitore me skuadrën. CR7 nuk është prezantuar në qëndrën stërvitore të Carrington ku trajneri Ten Hag ka nisur punën prej disa ditësh me grupin.

Zyrtarisht Ronaldo mbetet një lojtar i Manchester United deri në fund të sezonit të ardhshëm por mediat britanike vazhdojnë të këmbëngulin se luzitani nuk dëshiron të luajë me fanellën e “Djajve” për shkak të mospjesëmarrjes në UEFA Champions League.

Edhe pse në moshën 37-vjeçare, sezonin e fundit ai rezultoi golashënuesi më i mirë i skuadrës me 18 realizime dhe 3 asiste në 27 ndeshje si titullar.   

Show More

Related Articles

Back to top button