LajmeSport

Cristiano Ronaldo bëhet ‘donator’ i ushtrisë ukrainase me fanellën e tij

Lajmi kishte bërë xhiron e botës se një djalë me origjinë ukrainase, Volodymyr Romanchuk, donte të nxirrte në ankand fanellën me autograf të Cristiano Ronaldos. Kjo e fundit ishte veshur nga kampioni portugez gjatë ndeshjes kualifikuese mes kombëtares së tij dhe Ukrainës në “Euro 2020”.

Qëllimi, mjaft evident, ishte të ndihmonte vendin në luftë dhe në veçanti ushtarët e përfshirë në konfliktin që vazhdon që nga fundi i shkurtit. Sipas raportimeve të “The Sun”, tashmë nisma e djalit ka dhënë frytet e saj.

Falë ankandit të “Save Ukraine Now”, në të cilin u nxor në shitje bluza e Cristiano Ronaldos, janë mbledhur 2200 euro, të cilat do t’iu dhurohen forcave të mbrojtjes ukrainase që janë të angazhuara në rajonin Ciscarpatia, në perëndim të vendit.

Një djalë që jeton në SHBA e ka blerë fanellën e portugezit në ankand. Një gjest i bukur që shpresojmë se mund të japë sado pak ogur i mirë për dhënien fund të kësaj lufte të çmendur, që po merr mijëra jetë njerëzish të pafalshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button