LajmeRajon

Dalin pamjet, Osmani takohet me Macron në Granada të Spanjës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e ka humbur shansin ta përshëndesë për së afërmi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Bashkimit Evropian në Granada të Spanjës.

Një video që po qarkullon në media, Macron shihet duke shkuar për t’ia zgjatur dorën presidentes Osmani, më pas edhe tek bisedon me të.

Pas përshëndetjes, dyshja janë ulur së bashku dhe kanë zhvilluar një takim tete-a-tete së bashku.

Presidentja Osmani, pak para nisjes së Samitit në Granada të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilët zhvilloi një bisedë.

Në të njëjtin samit në Spanjë, është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Show More

Related Articles

Back to top button