LajmeSport

Dalin pamjet televizive, Brazili merr një substancë misterioze

Suksesi i arritur nga Brazili ndaj Koresë së Jugut ka shkaktuar entuziazëm, por edhe disa polemika. Pamjet televizive në fakt kanë treguar një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që përfshinte Kasemiro dhe Nejmari.
Pamjet televizive tregojnë mesfushorin brazilian duke kaluar, gjatë ndeshjes kundër kombëtares aziatike, diçka në vrimat e hundës së shokut të kombëtares. Dikush u përpoq të debatonte, por misteri u zbulua shpejt. Ditët e fundit, Nejmar kishte qenë me grip dhe me vështirësi në frymëmarrje.
Kasemiro thjesht fërkoi një pomadë në vrimat e hundës së shokut të kombëtares për të përmirësuar frymëmarrjen e tij. Gjatë të njëjtës ndeshje, Rafinja përdori të njëjtin ilaç për të marrë frymë më mirë.

Show More

Related Articles

Back to top button