LajmeMaqedoni

Dameva paralajmëron përgjegjësi për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor

Ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor thotë për ALSAT se përgjegjësi për ngjarjet e ditëve të fundit në Këshill duhet të ketë, dhe madje, pavarësisht se nuk është më në krye të këtij trupi, ajo do të bëjë gjithçka nga pozita e anëtares për të demaskuar gjykatësit e korruptuar dhe ata që i mbrojnë ata. Dameva tha se do të jetë e përkushtuar, qoftë edhe nëse kjo do t’i kushtonte shkarkimin plotësisht nga ky këshill.

“Unë i qëndroj deklaratës sime që dhashë në ditën e zgjedhjes time si kryetare të Këshillit Gjyqësor se për gjykatësit e korruptuar nuk ka vend në gjykata. Nga ky qëllim nuk do të tërhiqem dhe pikërisht për këtë do të vazhdoj të jem anëtare e Këshillit Gjyqësor, derisa nuk do të tentojnë që të “më heqin” edhe nga ajo pozitë. Për gjykatësit e korruptuar kompromis nuk ka”, tha Vesna Dameva, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

E pyetur nga ALSAT lidhur me përgjegjësinë për aktet e ndodhura në këtë trup, që nga shumë eskpertë të fushës u cilësua si një goditje akoma më e rëndë në humbjen e besimit në gjyqësor, Dameva tha se përgjegjësi duhet patjetër të ketë. Ajop komentoi edhe përjkasjhtimin e medias dhe fshehjen e Këqqshillit Gjtyqësor nga opinioni publik.

“Përgjegjësi për veprimet dhe marrjen e vendimeve në mënyrë të kundërligjshme duhet patjetër të ketë. Edhe përkundër interesit publik, Këshilli Gjyqësor vendosi që ta përjashtojë publikun, duke ia mohuar të drejtën që të dijë se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura në këtë institucion kaq të rëndësishëm e që duhet të kujdeset për një gjyqësor të pavarur. Para se ta lija sallën që të mos marrë pjesë në veprimet e mëtejshme, theksova qartë se publiku nuk duhet të përjashtohet. Por u kundëershtova ashpër pas kësaj. Ngritët pyetja. Interesi i kujt po mbrohej prapa dyerve të mbyllura?”, u shpreh Vesna Dameva, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Vendimin për seancë të mbyllur Këshilli Gjyqësor e arsyetoi njëq ditë më parë me paragrafin e dytë të nenit 39 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, sipas të cilit, publiku mund të përjashtohet nga seanca për mbrojtje të integritetit dhe gjykatësve apo kandidatëve për gjykatës.

Ligji
“Publiku mund të përjashtohet vetëm me vendim të Këshillit Gjyqësor për shkak të mbrojtjes së integritetit të gjykatësit apo kandidatit për gjykatës. Me përjashtim të publikut nga seancat, këshilli vendos me dy të tretat e votave të shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote”.

Megjithatë në seancat e djeshme të mbyllura nuk është biseduar për gjykatës apo kandidat për gjykatës. Madje, edhe në rast të një vendimi të tillë për seancë të mbyllur, Këshilli sërish nuk e pa të arsyeshme të njoftonte mediat, pavarësisht obligimit ligjor.

Vesna Dameva u shkarkua përmes një puci të iniciuar nga zëvendës kryetari Selim Ademi, pasi Dameva kishte kërkuar paraprakisht evidentimin, llogaridhënien dhe përgjegjësinë për gjykatësin Enver Bexheti i cili mbajti në sirtar lëndë të profilit të lartë, konkretisht duke mundësuar vjetërsimin e njërës prej veprave të ish kreut të shërbimit sekret Mijallokov. Kreu i ri Sashko Georgiev hezitoi një ditë më parë nëse, si i sapoardhur në këtë pozitë, do të kërkojë të njëjtën përgjegjësi ndaj gjykatësit Bexheti.

“Nuk do të përmendja emra të gjykatësve sepse kjo nuk është e lejuar. Unë vetëm ju them që të na ndiqni. Këtu do të jemi që të bashkëpunojmë. Rezultatet do t’i ndajmë. Në të gjitha pyetjet do të ketë përgjigje. Ju ftoj që në këtë situatë, zgjidhja më e mirë është të vazhdojmë punën”, deklaroi Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button