LajmeMaqedoni

Dasmat nuk njohin krizë ekonomike!

Kriza ekonomike nuk i ndalon qytetarët të realizojnë dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Edhe pse që nga koha e pandemisë vendi u ballafaqua me kriza të ndryshme qytetarët sërish gjejnë hapësirë dhe buxhet për ceremonitë e dasmave. Pronarët e salloneve të dasmave vlerësojnë se interesi për dasma është përafërsisht i njëjtë si vitet e kaluara.

Një traditë e cila është e pranishme në familjet shqipëtare është blerja e stolive të arrit pikërish në kohën kur manifestohen me dasma martesat e tyre. Se a ka pasur interes të mjaftueshëm viteve të fundit për blejre të stolive të arit, artari Garip Musliu thotë se interesi që nga pandemia e këtej është ulur dukshëm. Ai sqaron se ari në berzë ka çmim të lartë, prandaj kjo e bën të pa përballueshëm për xhepat e qytetarëve.

 “Kemi pasur mungesë pak më tepër të klientëve këtë vit edhe pse ari është shtrenjtë në berzë, arin e punojmë me berzën botërore e cila shkon në rritje, ka kërkesë por jo edhe aq sa duhet për dasma, po mundohemi të jemi të mirë në çmime por është krizë. Interesimi është i dobët, ka shumë arsyje, besojmë se tash ende nuk ka filluar sezona e gurbetçarëve që vin tash, besoj se kjo javë veq fillon mirëpo interesimi është shumë i dobët. Para pandemisë ka qenë mirë, viti i parë pas pandemisë ka qenë mirë, 2021,2022 shkon në ramje pak edhe 2023 shofim që është në rënie”.

Qytetarët nga ana tjetër thonë se dasmat janë bërë ­çdo herë dhe do të vazhdojnë të bëhen. Ata shprehen se njerëzit dëshirojnë që gëzimet e tyre familjare t’i ndajnë me të tjerët dhe se kjo traditë duhet të ruhet. Disa prej tyre, mërgimtarë në vendin tonë i shohin si të panevojshme shpenzimet e ekzagjeruara në dasmat shqiptare dhe vlerësojnë se duhet të bëhen ceremonitë e dasmave, mirëpo në mënyrë më ekonomike.

QYTETAR

“Dasmat si dasma sërisht janë, secili dëshiron ta kalojë sa më mirë, vetëm se krizë ekonomike që është njerëzit të gjithë ankohen, por sërisht i bëjnë të gjitha. është qejf i madh por qejfi shumë shtrejtë po paguhet. Të gjithë ankohen që nuk kanë, nuk mbërrinë, kur të shofësh restorantet vend nuk kanë, prap se prap dasëm duhet, njerëzit gëzohen dikush e marton një djal dikush të dytin të tretin etj”.

QYTETAR

“Nuk bënë shumë me u harxhu se skamje, dikush nuk ka bukë të hajë, e më mirë është pak me i i kursy këto para, apo tia japësh ndokujt kish me qenë më ideale. Ka shumë dasma dhe me të vërtet jam shumë i befasuar se shumë para jepen dhe shumë 500-600 mysafirë, nuk e mendoj të mirë se krizë e madhe, duhet pak me mendu edhe për tjetër kënd se kur nuk ka fqinji është pak rënd me bë qallëme”.

QYTETAR

“Dasmat nuk ndalen ato patjetër e kanë ti bëjnë, por do ti bëjnë thjesht jo si përpara që kanë bo dasma nga 10-15 mijë euro, tash me 5000 euro si të kaloje mirë është. Si nuk kushtojnë, jo vetëm dasma po jo të blesh ari, rroba atë këtë ato kushtojnë , 10-15 mijë euro del, në kë krizë ku ti gjej njeriu ndërsa dasmës ja ka fillu”.

Qytetarë thonë se dasmat nuk ndalen por se të njëjtat duhet të bëhen pak më me kujdes dhe me shpenzime më të ulëta.\Shenja\

Show More

Related Articles

Back to top button