LajmeSport

De La Fuente: Vështirësi në pjesën e dytë, Shqipëria nuk është rivale e lehtë

Seleksionuesi i Spanjës, Luis de la Fuente është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Shqipërisë dhe triumfin në grupin më të vështirë.

“Plani i lojës shkoi ashtu si kemi menduar. Kemi pasur shumë energji. Gjërat ishin shumë më të vështira pas pushimit,  dhe kemi pasur vështirësi. Ka hapësirë për përmirësim, por kemi një gjeneratë të shkëlqyer që duan të përmirësohen”, ka thënë De la Fuente.

 “Ishte top-paraqitje nga të gjithë të përfshirët. E kemi ditur plotësisht që Shqipëria nuk është rivale e lehtë. Ka luajtur për mbetje në Evropian,” tha në fund trajneri spanjoll.

Show More

Related Articles

Back to top button