LajmeMaqedoni

Debat për tejkalimin e mbingarkimit të burgjeve

Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë dhe Shoqata penologjike e Maqedonisë sot organizojnë ngjarje me temën “Lirimi me kusht, mbikëqyrja elektronike dhe trajtimi në funksion të risocializimit dhe riintegrimit të suksesshëm të personave të dënuar”.

“Në këtë ngjarje do të marrin pjesë drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, gjyqtarë, profesorë të së drejtës penale, përfaqësues të Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, zyrës së provës, drejtorë të institucionit ndëshkues përmirësues dhe të sektorit joqeveritar”, thuhet në kumtesë.

Siç është paralajmëruar, në këtë aktivitet do të bëhet një pasqyrim i gjendjes aktuale në institucionet ndëshkuese “në lidhje me dënimet, dënimet me kusht, institutit të lirimit me kusht, përdorimit të hallkave elektronike”. Njëkohësisht, shtohet në kumtesë, do të prezantohet një dokument i politikave publike, që do t’i referohet punës si formë trajtimi që ka për qëllim arritjen e suksesshme të risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar, pas çka do të vijojë debat.

Rekomandimet nga ngjarja do të shfrytëzohen në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për ballafaqim me çështjen me mbingarkesën përmes përdorimit më të shpeshtë të këtyre mjeteve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button