LajmeMaqedoni

Debat publik për Propozim-Ligjin për Shërbim të Lartë Udhëheqës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve organizon prezantim dhe debat publik për Propozim-ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, ku fjalim hyrës do ta ketë ministri Azir Aliu.

Në tekstin për ligjin e ri është theksuar se shërbimi i lartë udhëheqës i përfshin vendet më të larta udhëheqëse në institucionet e sektorit pubolik, që drejtpëdrejt janë përgjegjës para të zgjedhurvedhe personave të emëruar politikisht dhe janë lidhja midis strukturës politike dhe administrative në institucion.

Me këtë ligj rregullon shërbimin e lartë udhëheqës, duke përfshirë parimet e shërbimit të lartë udhëheqës, Komisionit për Shërbimin e Lartë Udhëheqës, procedurën për zgjedhjen dhe plotësimin e vendeve të larta udhëheqëse, të drejtat dhe detyrimet e udhëheqësve të lartë, menaxhimin me rezultatin e së udhëheqësve të lartë, përgjegjësinë, përmirësimin profesional, shkarkimin dhe përfundimin e mandatit, etj.

 “Qëllimi i ligjit është vendosja e një shërbimi të lartë udhëheqës, bazuar në profesionalitet dhe merita, si mekanizëm për përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe forcimin e mirëmenaxhimit të mirë në institucionet e sektorit publik, duke bërë dallim të qartë ndërmjet personave të zgjedhur dhe të emëruar politikisht dhe administratës”, theksohet në tekstin e propozuar. 

Show More

Related Articles

Back to top button