BotaLajme

Dëbora paralizon kryeqytetin grek

Athina po përballet me një mot krejt të pazakontë për një qytet që shquhet për temperatura të ngrohta përgjatë gjithë vitit.

Këtë muaj, dëbora nuk po ndalet prej fundjavës dhe kjo është ndër rastet e rralla kur dëbora zgjat për disa ditë. Madje trashësia e saj ka arritur në disa centimetra duke bllokuar edhe qarkullimin rrugor në shumë zona të banuara kryeqytetit grek.

Makineritë e rënda po punojnë nëpër autostrada ku dëbora ka bllokuar hyrjet për në kryeqytet. Shumë drejtues automjetesh janë bllokuar rrugëve për shkak edhe të ngricave.

Porti i Pireut ka ndalur përkohësisht punën për shkak të erërave të forta. Dëbora në Greqi është pasojë e valës siberiane që ka mbërthyer gjithë Ballkanin dhe Europën Jugore.

Tv Klan

Show More

Related Articles

Back to top button