LajmeRajon

Dedaj në Hagë: Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka filluar dëshminë në Dhomat e Specializuara.

Në fjalën hyrëse, Dedaj ka thënë se gjatë luftës, Serbia ia kishte vrarë 12 anëtarë të familjes.

“Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë senë vitin 1993 ishte zgjedhur kryetar i Partisë Liberale.

Më 1998 tha se ka marrë pjesë në zgjedhje dhe partia e tij ka marrë gjashtë deputetë. Tha se nuk ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e as i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjergj Dedaj është ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar në cilësinë e dëshmitarit.

Show More

Related Articles

Back to top button