Deklaratat e Geer dhe Aggeler, Mickoski: Është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e shtetit, le të ofrojnë zgjidhje

Euroambasadori David Geer dje kritikoi qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Edhe ambasadorja e SHBA-ve, por edhe ambasadorja amerikane , Angela P. Aggeler porositi që të respektohet raporti i ekspertëve europianë, përcjell TV21. Për këtë sot reagoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, ndërkaq kërkon që të njëjtit të ofrojnë zgjidhje për çështjen e rritjes së besueshmërisë në gjyqësor. 

“Shikoni, e kam dëgjuar atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull, edhe nëse është kështu. 600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion, shihet që kjo për ata nuk do të thotë asgjë. Për politikat dhe programin e kësaj qeverie. Të njëjtit thonë se është katastrofale gjendja me sundimin e së drejtës. Të njëjtit në raportet e tyre thonë se lulëzon krimi dhe korrupsioni. Besimi në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve është në 2-3%, shihet se punët nuk funksionojnë. Logjike është që njeriu racional dhe konstruktiv kur të shihni problem, të kërkoni zgjidhje. Ja ne ofruam zgjidhje, në rregull, nuk janë me rëndësi 600.000 vota për ambasadorët, nuk është me rëndësi programi i qeverisë, ja nëse ata dinë zgjidhje më të mirë, le të vijnë le të tregojnë , jam i gatshëm që të flasim”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv