LajmeMaqedoni

Delegacioni kuvendor për vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg

Delegacioni i Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg do të ketë takime me eurodeputetët në prag të publikimit të Draft-Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, informojnë nga Kuvendi.

Në përbërje të delegacionit janë Sonja Mirakovska, bashkëkryesuese e Komitetit të Përzier Parlamentar dhe anëtarët Zhaklina Llazarevska, Bajram Kadria, Zhaklina Peshevska dhe Maja Moraçanin.

Sipas programit të vizitës, deputetët do të kenë takime me eurodeputetin Tonino Picula, koordinator i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Komisionin për Politikë të Jashtme, eurodeputetët Tijs Rojten dhe Vlladimir Bilçik, anëtarë të Komitetit të Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, më pas me Andreas Shider, Marion Valtsman dhe Ilhan Kjuçuk, pjesëmarrës në Dialogun e Zhan Monesë, gjegjësisht në procesin për avancimin e dialogut politik, si dhe eurodeputetja Irena Joveva, kryetare e grupit joformal Miqtë e Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e KPP BE – Maqedonia e Veriut.

Gjatë vizitës dyditore, është planifikuar takimi me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Dejvid Mekalister, si dhe takime me raportuesit në hije për Maqedoninë e Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), përkatësisht Tineke Shtrik nga grupi i të Gjelbërve, Stelios Kouloglu nga “E Majta” dhe Matiazh Nemec nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve.

“Raportuesit në hije, në emër të grupeve të tyre politike, janë përgjegjës për temën dhe luajnë rol të rëndësishëm në harmonizimin e tekstit përfundimtar të Rezolutës. Pra, drafti i parë i Rezolutës për Maqedoninë e Veriut nga raportuesi Ilhan Kjuçuk do të shqyrtohet në Komisionin për Politikë të Jashtme në fund të marsit, për të do të votohet në Komision në fund të majit dhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian pritet të jetë në mesin e qershorit”, kumtojnë nga Kuvendi. 

Show More

Related Articles

Back to top button