LajmeMaqedoni

Dënime me burg për dy profesorë të Fakultetit Ekonomik në Shkup, kërkuan para dhe marrëdhënie nga studentet për notë kaluese

Profesorët e Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski, për rastin Erasmus u dënuan me 4 vjet e gjysmë e 4 vjet burg.

Ata akuzohen sepse u kanë kërkuar para dhe raporte seksuale studenteve për t’i shkruar notën kaluese. Ndërmjetësues ishte demonstruesi Dragan Denkovski, i cili u dënua me kusht prej dy vjetësh, nëse nuk e përsërit veprën në 5 vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Shuklev gjatë vitit 2016 i ka kërkuar një studenti 1000 euro për t’i dhënë 2 provime, ndonëse studenti nuk ka treguar njohuri në njërin provim dhe nuk është regjistruar dhe as ka marrë lëndën tjetër. Ai i kërkoi një studenteje marrëdhënie seksuale.

“Profesori Sllave Risteski mori 1000 euro nga 2 studentë dhe u dha notën 6 edhe pse fletët e provimit i dhanë bosh. Pasi dëshmitari Dejan Trajkoviq mori dy indekset me nga 500 euro, ai kërkoi edhe formularët e aplikimit bosh për provim. Gjatë viteve 2015 dhe 2016 profesorët i ka ndihmuar i pandehuri Dragan Denkovski”, tha gjyqtarja Janchuleva Mihailovska duke lexuar aktgjykimin.

Këtë aktgjykim e ka sjellë gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailoska në gjykimin e dytë të rastit “Erasmus”, sepse në qershor të vitit 2021, rasti ka rënë në Apel, kur është vërtetuar vetëm lirimi i profesorit Stojan Debarliev. Si profesorëve, ashtu edhe demonstruesit u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë për një periudhë prej 5 vitesh dhe në dënimin e tyre do të përfshihet edhe koha e kaluar në burg.

Show More

Related Articles

Back to top button