LajmeRajon

“Dënimi i krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë rrënjësisht historinë, do ta dëmtojë reputacionin e NATO-s dhe Serbia do përfitojë shumë”

Perceptimi popullor për atë që ndodhi në vitet e 90-ta do të ndryshojë rrënjësisht, sipas ligjëruesit dhe studiuesit të drejtësisë tranzicionale në Universitetin Westminster në Angli, Aidan Hehir, në rast se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, eventualisht, shpallen fajtorë nga Trupi Gjykues për akuzat që rëndojnë mbi ta në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Thënë ndryshe faktimi nga Gjykata Speciale se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin kriminelë të përfshirë në vrasje dhe tortura, për Hehir, do të thotë amnistimi i krimeve serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Gjatë deklaratës hyrëse, Zyra e Prokurorisë Speciale, argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.

Nëse UÇK-ja në këtë rast përkufizohet si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sipas profesorit britanik, i bie që aleanca më e fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO, ka bashkëpunuar me “kriminelë”, gjë që do të kishte implikime të rëndësishme në reputacionin e Aleancës.

Show More

Related Articles

Back to top button