BotaLajme

Departamenti Amerikan i Shtetit miraton shitjen e raketave të lundrimit me rreze të gjatë Japonisë

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen prej 104 milionë dollarësh të raketave të lundrimit me rreze të gjatë dhe pajisjeve përkatëse për Japoninë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar dërgimin e 50 raketave të lundrimit me rreze të gjatë “JASSM-ER” dhe pajisjeve përkatëse në Japoni, me vlerë prej 104 miliardë dollarë.

Në deklaratë, raportohet se Kongresit Amerikan i është dërguar një njoftim në lidhje me miratimin e shitjes.

Miratimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shitjen e armëve nënkupton se shitja është në rregull për administratën amerikane.

Nëse Kongresi Amerikan nuk kundërshton vendimin e Departamentit brenda 30 ditëve të punës, administrata fillon negociatat me vendin ku është miratuar shitja për përmbajtjen e paketës.

Në përfundim të këtyre negociatave, SHBA-ja i ofron atij shteti një letër oferte. Nëse oferta merr një përgjigje pozitive, zhvillohet procesi i prokurimit.

Show More

Related Articles

Back to top button