LajmeMaqedoni

Deputetët e ASH-së nuk votuan uljen e dënimeve për funksionarët e dënuar

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi dje pasdite miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.

Propozuesja e ndryshimeve, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq tha se nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

Por këto ndryshime nuk u votuan nga deputetët e ASH-së, pasi që edhe vetë ministri i drejtësisë, Krenar Lloga nuk ishte propozues.

Këto ndryshime parashikojnë ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Amendamentet e propozuara u dorëzuan në Kuvend me flamur europian. Deri dje, neni 353 për keqpërdorim të detyrës zyrtare parashikonte burgim së paku tre dhe pesë vjet. Me ndryshimet e miratuara, parashihet që dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit maksimal të dënimit, shtohet mundësia e vjetërsimit edhe më të shpejtë të veprës.

Më poshtë keni listën e deputetëve që votuan “pro”, “kundër”, apo që abstenuan.

Show More

Related Articles

Back to top button