LajmeMaqedoni

Deputetët e votuan nevojën për miratimin e ligjeve në lidhje me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10

Deputetët në kuadër të mbledhjes së 112-të me 58 vota “për”, tre “kundër” dhe asnjë të përmbajtur e votuan nevojën për miratimin e Propozimit të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtër – i propozuar nga deputetët Arbana Pasholli, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Arta Bilalli Zendeli, Bajram Kadrija, Bedri Fazli, Berat Ajdari, Vjollca Ademi, Latife Shikovska, Maria Georgievska, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Rina Ajdari, Fisnike Bekteshi Shaqiri dhe Halil Snopçe. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i angazhoi Komisionin e Transportit, Lidhjeve dhe Ekologjisë dhe Komisionin Ligjvënës  Juridik që të debatojnë për këtë propozim ligj.

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe një nga propozuesit, Arbër Ademi theksoi se Propozimi i ligjit është mundësimi i punës efikase për rrugët shtetërore si ndërtim i cili është paraparë me Ligjin me interes publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor Korridori 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10 D (seksioni i ausotradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtër. 

“Parimet në bazë të të cilave bazohet ligji i ekonomizimit dhe efikasitetit të procedurës. Zgjidhjet themelore janë në drejtim të precizimit të mënyrës së projektimit, revizionit, ndërtim të mbikëqyrjes dhe vendosjes në përdorim të ndërtimeve. Duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për ligj kompleks, në përputhje me nenin 70 të Rregullores së Kuvendit propozojmë që ky propozim i ligjit të miratohet me procedurë të shkurtër”, tha Ademi. 

Në fjalimin procedural koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski theksoi se grupi i tyre parlamentar bën thirrje dhe apelon që këto ligje të tërhiqen, të organizohet debat publik në të cilin të gjitha palët e përfshira para së gjithash ekspertët do të japin mendimin dhe argumentet e tyre në bazë të asaj që Qeveria do të bëjë konkluzione sipas të cilave do të veprohet në të ardhmen. Ju bëri thirrje deputetëve të pushtetit që të mos votojnë për nevojën e këtij rendi të ditës. 

Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në mënyrë procedurale theksoi se kjo që bëhet në Kuvend është me qëllimin e vetëm që të dëmtohet imazhi i projektit më të madh infrastrukturor gjatë 70 viteve në shtet.

Deputetja e RDM-së, Maja Moraçanin potencoi se nuk ka dilemë se këto projekte infrastrukurore janë të nevojshme, në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por, ajo kërkoi që këto ligje të tërhiqen nga rendi i ditës.

Show More

Related Articles

Back to top button