LajmeMaqedoni

Deralla: Partitë e reja, “të vogla” politikën e bëjnë për përfitime personale

Njohësi i rrethanave politke në vendin tonë, Xhabir Deralla në një prononcim për indeks.mk ka folur për formimin e partive të reja politike dhe jetëgjatësinë e tyre.

Sipas Derallës kemi shembuj që numër i madhë i partive politike kanë jetuar shumë shkurtë në skenën politike dhe kanë përfunduar si të tilla.

Shton se “mikro partitë” që drejtimin e ndërrojnë shpesh, politikën e shohin për interesa dhe përfitime personale dhe në ta nuk ka fare vlera.

“Shohim edhe parti të vogla, që mund t’i quajmë edhe “mikro parti”, të cilat me sukses “notojnë” nga njëra tek tjetra parti e madhe, apo si thonë njerëzit, dinë të “inponohen” në dhe të mbijetojnë në një formë. Ne në vendin tonë, partitë e tilla i quajmë “pajton parti”, që arrijnë të ngjiten në një nga pajtonet dhe të ndrrojnë shpesh drejtimin dhe e gjejnë gjahun, për ta paguar veten. Ata politikën e shohin si aktivitet që ju sjell përfitime personale, megjithatë aty nuk ka vlera. Në peshore vendoset edhe kontributi i secilës parti, qoftë e vogël ose e madhe drejt orientimit demokratik të vendit, drejtë evropianizimit të vendit dhe mirëqenijes sociale të vetë qytetarëve”, ka deklaruar Deralla./indeks.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button