LajmeSport

Derbi i Italisë në horizont, ultrasit e Inter nuk udhëtojnë drejt Torinos

Duhen ende edhe disa ditë e duhet të kalojnë edhe disa ndeshje para se të luhet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Inter. Mirëpo, atmosfera ka nisur të ndihet për ndeshjen që është programuar të zhvillohet në Torino më datë gjashtë nëntor. Por, te Inter vjen një lajm i keq sa i takon ultrasve zikaltër të cilët kanë vendosur të mos udhëtojnë për në Torino dhe kështu nuk do të jenë prezent në ndeshjen që do të zhvillohet në Allianz Stadium.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ultrasit e Inter shpjegojnë se një vendim i tillë vjen për shkak se tifozët zikaltër nuk janë dakord me mënyrën e shpërndarjes së biletave në sektorin e miqve.

“Bëjmë me dije, edhe pse shumë kohë më parë, se do të mungojmë sërish në ndeshjen ndaj Juventus në Torino më datë gjashtë nëntor. Arsyet janë po të njëjtat, lidhen me mënyrën si shiten biletat në sektorin e miqve”, përfundon deklarata e ultrasve.

Këtë sezon, Inter e ka nisur disi i “rezervuar” kampionatin dhe pas shtatë javëve të para renditet në vendin e shtatë me 18 pikë, minus tetë nga Napoli kryesues. Nga ana tjetër, edhe Juventus nuk po bën mirë dhe mes shumë oshilacioneve, skuadra bardhezi mban vendin e tetë me 16 pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button