LajmeRajon

“Deri në 5 vjet burg” – LDK kallëzim penal ndaj Martin Berishajt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj bashkë me Besian Mustafën, në orën 14:00 do të dorëzojnë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj ambasadorit Martin Berishaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga LDK, thuhet se Selmanaj në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, bashkë me deputetin Besian Mustafa- anëtar i këtij komisioni, në ora 14:00 dorëzojnë në Zyret e Prokurorisë Speciale, Kallëzimin Penal ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.

“Publikimi në medie i transaksioneve financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, edhe gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, nxjerrin përfundimin se ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 “Deklarimi i rremë nën betim” dhe nenit 384 “Deklarimi i rremë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, duke thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020””, thuhet në një oftim.

LDk ka kutjuar se konsumimi i kësaj vepre penale parasheh dënimin deri në 5 vite burgim.

Show More

Related Articles

Back to top button