LajmeMaqedoni

Detaje nga ngjarja tragjike në Tetovë

Kanë vazhduar sot hetimet dhe mbledhja e informacioneve lidhur me trupin e pajetë të 16 vjeçarit nga fshati Novo Sellë, që u gjet në orët e hershme në mëngjesit, në shtratin e lumit Shkumbin në Banjat e Tetovës. Zhdukja e 16 vjeçarit, ditë më parë është denoncuar në polici nga babai i tij. Makina e tij me targa të Tetovës, sot është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa disa metra më poshtë në lum është gjetur edhe trupi i pajetë. Motivet deri më tani zyrtarisht nuk dihen.

Në vendin e ngjarjes të parët kanë arritur zjarrfikësit, të cilët kanë nxjerrë nga ujërat e Shkumbinit trupin e pa jetë, dhe më pas është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore në Tetovë.

“Bashkë me familjarët bëmë kërkimet që të gjendet vetura, e cila u gjend në afërsi të banjës së Tetovës. Pastaj filluam kërkimet në shtratin e lumit dhe në mëngjes, bashkë me policinë gjetëm trupin e pajetë në një vend shumë të vështirë dhe u desh që të intervenohet me më tepër zjarrfikës, kështu që e nxorëm trupin. Veturën e kemi gjetur njëqind metra larg viktimës, dhe e gjetëm në mëngjes rreth orës 6 e50 minuta”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button