LajmeRajon

Dha dorëheqjen nga SHISH, Rama i jep pozicionin e rëndësishëm Helidon Bendos

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka treguar arsyen e largimit të Bendos.

Ndër të tjera Rama tha se Bendo ka dorëzuar dorëheqjen pasi do të vazhdojë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Rama ben me dije se Bendo  do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama në Facebook.

/Gazeta Express

Show More

Related Articles

Back to top button