LajmeRajon

Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokratë dhe 6 protestues të tjerë

Pas dhunës në Kuvend, gjatë seancës plenare të zhvilluar të enjten,  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

Elda Hoti., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;

Persona të tjerë perveç Elda Hotit që janë proceduar janë edhe gjatë deputetë të tjerë të opozitës

Bëhet fjalë për deputetin– Flamur Noka, 53 vjeç, Bledjon Nallbati, 38 vjeç, Gazment Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja Elda Hoti, ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button