LajmeRajon

Dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia.

Show More

Related Articles

Back to top button