LajmeRajon

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Bisedimet në vazhdim, shpresë për zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor  përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter shkruan se ka shpresë për “një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve”, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim.”

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak janë takuar për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe dhe normalizimi e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën mes Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës përmes një komunikate.

Show More

Related Articles

Back to top button