LajmeRajon

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryeministrja serbe: Nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç e cila ishte në pranishme ditën e djeshme në Samitin e Porcesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, foli edhe për situatën me Kosovën. Ajo ka theksuar se nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët.

“Nuk ka pasur presion, por është biseduar për Kosovën, për ngjarjet në Banjskë, për dialogun. Pra se çfarë pritet të ndodhë në vijim, në fokus ishte edhe Marrëveshja e Brukselit, për të cilën Kurti tha qartë se ajo marrëveshje nuk ekziston”, është shprehur ndër të tjera Brnabiç.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme në Pekin me, kryetarine Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të CPC. Në këtë takim morën pjesë edhe ministrat e Qeverisë së Serbisë, të cilët janë pjesë e delegacionit.

Vuçiç ka falenderuar Kinën për mbështetjen e dhënë ndaj Serbisë.

“Faleminderit për mikpritjen dhe pritjen e shkëlqyer. Ndihem vërtet si në shtëpinë time në Kinë. Ashtu si herën e fundit që u takuam, edhe këtë herë do të mund të mësoj shumë nga ju. Mezi pres veçanërisht takimin me Presidentin i Republikës Popullore të Kinës, sepse është një mundësi për të shprehur mirënjohjen jo vetëm për miqësinë, por edhe për të gjithë mbështetjen që Kina i jep palës serbe në çdo nivel, ka njoftuar Vuçiç.

Show More

Related Articles

Back to top button