LajmeSport

Distria Krasniqi, vazhdon dominimin e kreut të xhudo-s

Distria Krasniqi është dominuese e botës së xhudos. Garuesja kosovare e sheh veten me më shumë pikë nga krejt kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në ranglistën e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Xhudistja pejane i ka 8.280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe.

E në vendin e tretë, po ashtu në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko. Këtë sukses të medalistes olimpike më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike kosovar, Majlinda Kelmendi.

Distria Krasniqi së fundmi e fitoi medaljen e argjendtë në Masters, e cila ia mundësoi ta përforcojë pozitën e parë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë. Përparim në renditjen botërore shënoi Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e artë, njëjtë si Akil Gjakova, që po ashtu u ngrit në renditje. Rrënie shënoi Nora Gjakova, e cila dështoi në turneun e fundit të xhudos.

Show More

Related Articles

Back to top button