BotaLajme

Dita e 96 e luftës: Luftime të ashpra në qytetin e rëndësishëm ukrainas

Guvernatori i Luhanskut ka thënë se janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra dhe situata është shumë e vështirë në qytetin ukrainas të Severodonetsk.

◾Serhiy Haidai tha se dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve nga trupat ruse të cilët kanë hyrë në periferi të qytetit.

◾Rusia vazhdon të bombardojë lindjen e Ukrainës në mënyrë që të kontrollojë Donbasin. Kjo zonë është prioritet i Moskës.

Forcat e Ukrainës kanë kthyer mbrapsht trupat ruse pranë tre fshatrave në rajonin e Kherson.

◾Presidenti Zelensky ka thënë se Rusia ka humbur të ardhmen dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë. Deklaratat i bëri gjatë një vizite në frontin e luftës në rajonin e Kharkiv. Ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë Kievit që prej nisjes së pushtimit rus.

◾BE dështoi që të binte dakord të dielën mbi sanksione të reja kundër Rusisë. Megjithatë bisedimet vazhdojnë.

◾Serbia, aleat i Rusisë tha se ka siguruar një “marrëveshje jashtëzakonisht të favorshme” për furnizimin me gaz nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar informacionet e fundit të inteligjencës duke vlerësuar situatën për forcat ruse.

“Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të ri,” thotë ministria.

“Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit.”

Ministria shton gjithashtu se mungesa e komandantëve me përvojë “ka të ngjarë të rezultojë në një rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinë të vazhdueshme të dobët”.

Dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet ndërsa trupat ruse hynë në periferi të qytetit ukrainas Severodonetsk, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Shumica prej tyre janë banorë të një blloku në pjesën e vjetër të qytetit, tha ai, duke shtuar se ata po përgatisnin ushqim në oborr kur papritmas filluan bombardimet.

Agjencia e lajmeve Reuters citon guvernatorin të ketë thënë se “luftimet e ashpra po vazhdojnë për Severodonetsk dhe Lysychansk” dhe ai e përshkruan situatën si “shumë të vështirë”.

“Armiku ka vendosur të gjitha armët e mundshme, duke përfshirë aviacionin. Megjithatë, ushtria jonë po qëndron fort për të mos lejuar që armiku të hyjë më thellë në vend,” tha Haidai.

Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe evakuimet po kryhen nga qyteti, shtoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button