GostivarLajme

“Ditë të hapur” për semimaturantët në SHMTK

Shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar organizon “Ditë të hapur” për semimaturantët. Me këtë rast maturantët e kësaj shkolle me ndihmën e mësimdhënësve të tyre kishin ngritur shtande të çdo drejtimi në oborrin e shkollës, ndërkohë disa drejtime kishin zgjedhur në kabinete të demonstrojnë afësitë e tyre të fituara gjatë katër viteve të kaluara.

Drejtori i shkollës, Besir Saliu bëri të ditur se në këtë shkollë profesionale mësimi është dual, konkretisht pjesa praktike ndiqet te kompani të njohura të Gostivarit me rrethinë. Ai tha se nxënësit me mestarate të mirë, mund të përfitojnë edhe bursa mujore nga 3.600 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Show More

Related Articles

Back to top button