GostivarLajme

Ditën e nesërme Gostivari nuk do të ketë ujë nga ora 9:00 deri në ora 15:00

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se për shkak të pjesës përfundimtare të punimeve për lidhjen e rezervuarit në fshatin Zdunjë në linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit të Gostivarit dhe rrumbullakësimin e kësaj pjese të projektit SECO, më datë 7 Mars (e martë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gjithë qytetin nga ora 9:00 deri në ora 15:00.

Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj deri në përfundimin e punimeve.

 Me mirëkuptim, N.P. “Komunalec”

Show More

Related Articles

Back to top button