LajmeSport

“Djajtë e Kuq” kërkojnë mesfushorin francez te Juventus

Mançester Junajted është duke punuar për transferimin e Adrien Rabiot gjatë kësaj merkatoje. “Djajtë e Kuq” nuk mundën të mbyllnin operacionin me Frenki De Jong, pasi ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sipas gazetarit David Ornstein, nga Mançesteri po shikohet me kujdes pista Rabiot, pasi mesfushori nuk shihet si një lojtar kyç nga trajneri Masimiliano Alegri.

27-vjeçari ka treguar qartë se kjo lloj situate nuk i pëlqen dhe është i hapur për një transferim në Premier Ligë./albeu.com

Show More

Related Articles

Back to top button