LajmeRajon

“Do ketë tensione”, analisti: Barrikadat do rikthehen ditën e Pavarësisë së Kosovës

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala për Euronews Albania është shprehur se ka informacione se  më 17 shkurt, kur do të festohet dhe Pavarësia e Kosovës do të rikthehen barrikadat në Kosovë.

Sipas tij deri atëherë Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të zgjidhin konfliktet mes tyre pasi mund të ketë tensione në veri të Kosovës pas një muaj.


“Kam informacion se në ditën  e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të rikthehen barrikadat dhe kështu çështja do të jetë më e koklavitur. Deri atëherë dhe Kosova dhe Serbia duhet të bullizojnë pikat kyçe të marrëveshjes  të prodhimit franko-gjerman.

Qeveria e Serbisë nuk është e interesuar të vazhdojë dialogimin mbi këtë propozim sepse do të ketë njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.  Atëherë 17 shkurti, dita kur do të festohet pavarësia do të ketë lëvizje në pjesën veriore”- tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button