LajmeMaqedoni

“Do të bashkëpunoj me ata që janë sa më afër të vertetës, sa më afër popullit dhe sa më afër kauzës sonë të përgjithshme kombëtare”

14 nëntor 2003 / Rikujtim/

Para se të më thuhet se jam i nderuar dua të them se unë i kam vënë detyrë vetës që ta dua dhe nderoj popullin tim si dhe të angazhohem maksimalisht për të mirën e tij. I dua të gjithë njerëzit njësoi, edhe të këqijt në mesin e popullit tim, sepse ajo është ara ime dhe unë duhet të investoj në të sa më shumë që dheu i saj të jetë sa më kualitativ.

Në fshatin Sllupçan kanë rënë 23 viktima gjatë luftës, prej të cilëve 7 në familjen Zymberi. Prej rreth 600 shtepive, vetëm 8 kanë mbetur të padëmtuara, kurse mbi 100 tërësisht janë të shkatërruara.Mbi Sllupçan kanë rënë mbi 60.000 predha! Banorët e këtij fshati në numër të madh gjatë gjithë luftës qëndruan pranë pragjeve të të parëve të tyre dhe pamarrë parasysh moshën, iu bashkëkangjitën rradhëve të UÇK-së. Edhe pse janë duke i ndier pasojat nga lufta, ata megjithate mburrën me ate që e kanë bërë. Krenaria kombëtare tek ata vërëhet edhe sot, në kohën kur po zhvillohen aktivitete të ngjeshura për rivitalizimin e shtëpive dhe objekteve tjera të dëmtuara. Në hyrje të fshatit dhe gjithkund në pullazet e shtepive në Sllupçan sot valon flamuri kombëtar shqiptar. Në hyrje të fshatit me këdo që të takohesh të pret me fjalët “mirë se erdhe në kalanë e quajtur Sllupçan”. Historia krijohet kështu, me gjakun e bijëve dhe bijave tona, thotë imami i Sllupçanit, tash myftiu i Komanovës hoxhë Jakup Asipi, i cili kontribuojë shumë për të mirën e atdheut duke mos kursyer asgjë. Meqë jemi në muajin e Ramazanit, shumë bashkëatdhetarë janë edhe duke agjëruar, ndaj deshën që një ditë ta kenë rastin dhe ta lexojnë intervistën e marrë nga Mr. Mulla Jakup Asipi, i cili e kishte vizituar edhe më parë Zvicrën dhe që ka një autoritet shumë të madh tek të gjithë besimtarët e Fesë islame në të gjitha trevat shqiptare.

Pyetje: Fillimisht urime për muajin e shejtë të Ramazanit dhe urime për detyrën e re. Jeni kryetar i Bashkësisë islame në Komanovë dhe këtë detyrë e keni marrë disa ditë më parë. A e keni të lehtë t’i përballoni kohës së pakohë në këtë post?

Jakup Asipi: faleminderit juve dhe faleminderit poashtu gjithë uruesëve. Po, unë jam i bindur se këtë detyrë me fuqitë e mia psikofizike dhe shkencore jam i përgatitur ta kryej me sukses të plotë, me gjithë problemet që kam besoj se do t’ia dalë në këtë mision. Sa i përket përballimit unë jam shumë i lumtur që në këtë detyrë kam ardhë pas shumë mundimeve me dëshirë që të punojë për të mirën e kombit, pasi që mbi mua kanë rënë shumë breshëri dhe shumë mure të peripecive, por unë nuk kam lejuar që të thehet kurrizi dhe korniza e veprimtarisë time. Prandaj do i përballoj çdo vështirësie që vjenë.

Pyetje: Jeni i nderuar nga të gjithë besimtarët e Fesë islame kudo qofshin dhe kjo detyrë që e keni fituar ka përgjegjësi të madhe, cili do të jet bashkëpunimi juaj me bashkësitë islame në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë?

Jakup Asipi: Para se të më thuhet se jam i nderuar dua të them se unë i kam vënë detyrë vetës që ta dua dhe ta nderoj popullin tim dhe të angazhohem për të, sepse unë i dua të gjithë njerëzit njësoi, por edhe të këqijt në mesin e populit tim, sepse ajo është ara ime dhe unë duhet të investoj në të sa më shumë që dheu i saj të jetë sa më kualitativ. Në lidhje me bashkëpunimin tim me B.I. në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, jam i vendosur të bashkëpunoj vetëm me ata që janë sa më afër të vertetës dhe sa më afër popullit si dhe sa më afër kauzës sonë të përgjithshme kombëtare.

Pyetje: Të ndalemi në muajin e Ramazanit, meqë jemi në këtë muaj të madh për besimtarët muslimanë. Kur’ani është një mrekulli (mu’xhize) dhe a mud të na s’qaroni me dy fjalë, edhe pse e keni shumë të vështirë, se ç’është Kur’ani dhe pse muslimanët agjërojnë mu në këtë muaj?

Jakup Asipi: Po, ne jemi në muajin e madh të Ramazanit dhe është e vertetë se Kur’ani famlartë është një Mrekulli e veçantë, dhe se ne nuk kemi vështirësi me e dijtë se ç’është Kur’ani, por ne mund të mos e njohim ate mirë për shkak se besimtarët islamë janë sot shumë larg studimeve të Kur’anit.., e kam fjalën për studime universale mbi Kur’anin famlartë…

Pyetje: Si njohës i mirë i Kur’anit dhe një magjistër i teologjisë, a mund të na s’qaroni se çka don të thotë agjërimi?

Jakur Asipi: muslimanët agjërojnë në këtë muaj sepse ate e kanë obligim fetar të definuar me Kur’an, dhe se ata duke agjëruar i nënshtrohën urdhërave të Zotit xh. sh. dhe e adhurojnë Ate edhe në këtë mënyrë. Këtë natyrisht e bëjnë nga përkushtimi që ndjejnë ndaj Tij. Pra, kohën e agjërimit e ka caktuar Allahu xh. sh. e jo njerëzit dhe as profeti.

Pyetje: Si llogaritën festat fetare të muslimanëve dhe cilat janë ato?

Jakup Asipi: festat në Islam janë vetëm dy dhe nuk guxojnë të shumëzohën, sepse Islami është fe e punës e jo e festave. Ato janë festa e Fitër Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit. Vlenë të theksohet se çdo festë që feston muslimani duhet të jetë ngushtë e lidhur me një nga veprat e tij të cilat i ka kryer gjatë jetës. Agjërim do të thotë: ndalim nga disa gjëra që nuk i lejon Allahu të bëhën gjatë këtij muaji, dhe të gjitha ato që ndalohen në Ramazan hyjnë në kornizën e kohës që nga imsaku (syfyri) e deri në mbrëmje (iftari). Agjërimi ndahet në 3 pjesë (llojet) kryesore:a-       agjërimi i përgjithshëm,b-       agjërimi specifik,c-       agjërimi i veçantë.Nën agjërimin e përgjithshëm hyjnë: largimi nga ushqimet e përditshme, nga marrja e  medikamenteve, etj. Këtu hynë largimi nga epshet si dhe nga marrëdhëniet intime bashkëshortore gjatë kësaj kohe. Agjërimi specifik përfshinë: largimin e syrit, veshit, dorës dhe këmbës prej vendeve ku agjëruesi nuk e ka vendin. Agjërimi i veçantë mbanë në vete ajkën e të mirave të agjërimit, e ajo është largimi nga të menduarit negativ të agjëruesit duke e vënë zemrën dhe mendjen e vetë nën kontrollë që mos ta lejoi të anojë drejtë gjërave të ndaluara, d.m.th. që këto organe trupore poashtu të agjërojnë (të vihën jashtë veprimit) së bashku me pjesën fizike të muslimanit. Agjërimi është sikur një oqean paqësor, ndaj shpjegimet e mia për të janë vetëm një çerek pikash të atij uji të madh.

Pyetje: Dmth. se studimi i Kur’anit famlartë është studim multidisciplinor dhe enciklopedik?

Jakup Asipi: Po, është e vertetë që shumë kohë ka kaluar kur Isalmi shpjegohet si fe e “prapambeturisë”, e “dhunës”, e “fundamentalizmit”, e në fund edhe e “terrorizmit”, etj. E them me përgjegjësi se Kur’ani është libër i shejtë që nuk pranon kurfarë ndryshimesh dhe nga askush, që kur i ka zbritur njerëzimit përmes profetit Muhamed a.s. e deri në ditët e sotme. Ky libër i shejtë ende nuk është studjuar sa duhet në mënyrë që të kuptohen vlerat e tij shkencore në tregun e madh të mendjeve njerëzore. Askush nuk duhet të ketë frikë nga Isalmi, dhe kjo i gjason atij i cili frikësohet nga deti dhe valët e tij pa u futur fare në ujërat e tij. Pra, unë jam besimtar musliman brenda Islamit, dmth. brenda valëve të detit dhe nuk kam fare frikë prej tij (“Angst vom Islam”). E përse të kenë frikë nga ai ata që qëndrojnë jashtë Isalmit (jashtë detit)?! Më lejoni të them; ne që jemi në brendi të detit (Isalmit) e kuptojmë vlerën dhe rolin e tij që ka ai për njeriun, e ndjejmë qetësinë dhe madhështinë e tij, ndërsa ata që e venerojnë Isalmin nga “kodra” nuk kanë të drejtë ta sulmojnë ate në mënyrë paushalle. Nësë në ndonjë detë diku në botë është fundosur një anije, nuk mund t’i akuzosh për këtë të gjitha detrat, përveç atij i cili e ka marrë me valët e tij.

Pyetje: Nuk është e lehtë të zhvillohet një intervistë me Ju, sepse ju jeni një dijetar i shquar. Në Islam feja dhe shkenca janë trajtuar gjithnjë si motrat binjake. Komenti juaj?

Jakup Asipi: Isalmi nuk i ka trajtuar fenë dhe shkencën si motra binjake dhe as si vëlla e motër, por si një djalë për mallë. Studimi i Kur’anit famlartë është jo vetëm multidisciplinar dhe enciklopedik, por është studim mbi multidisciplinar dhe mbi enciklopedik, sepse enciklopeditë kanë faqen e fundit, ndërsa studimet e Kur’anit nuk kanë faqe të fundit: shiko për këtë ajetin (verestin) e fundit të Surës “El-Kehf”.

Pyetje: Po i afrohemi natës së “Lejletul-Kadrit”. Na thoni diçka për këtë natë?

Jakup Asipi: Në këtë natë të shejtë ka filluar të zbres Kur’ani Azmushan, është, pra, njëra prej netëve më të vlefashme në Islam, me vlera të pakrahasuara për besimtarët islamë.

Pyetje: M.A: Facy, kryeinxhinjer i meteorologjisë ka shkruar në artikullin “Të reshurat” në Encyclopedia Universalis: “Kurrë nuk do të mund të arrijmë të bëjmë të bjerë shi nga reja e cila nuk i ka karakteristikat e resë që mbanë shiun, ose nga reja e cila ende nuk është formuar”. Prandaj, a thua aftësia e njeriut për të prodhuar “shi” artificial i kundërvihet pohimit kur’anor?

Jakup Asipi: Në lidhje me shiun artificial dhe retë e paformuara ende, ne mendojmë se nuk bëhët fjalë për re të thata, por për diç krejtësisht tjetër, e ajo është se nësë nuk ka re fëmer shtydhur me ate mashkullore nuk do të ketë shi. Pra, nësë nuk ka “dashuri” në mes gjinive të mjegullave nuk ka as shi. Lexo për këtë ajetin kur’anor 14 në Surën e parë të kaptinës 30.  Pyetje: Si e shpjegon Feja islame një njeri që i dëmton të tjerët? Jakup Asipi: muslimani i vertetë ua dëshiron të tjerëve ate që e dëshiron për vete.

Pyetje: Dhe për fund të kësaj bisede. Gjatë luftës në Maqedoni keni kontribuar shumë në drejtime të ndryshme. Si e sheh të ardhmën në Maqedoni dhe a jemi vonuar gjithë shqiptarët drejtë një bashkimi shpirtëror kudo qofshin?

Jakup Asipi: Shqiptarët në Maqedoni do të kenë në të ardhmën aq sa kanë dhënë në të kaluarën, sepse në politikë është sikur në treg, sa të japish merrë. Mendoj se shqiptarët janë vonuar për bashkimin e tyre shpirtëror për aq kohë sa ka kaluar qëkur ata janë ndarë. Në fund të kësaj interviste z. Mr. Jakup Asipi na uroj gjithë të mirat me dëshirë që t’ia përcjellim urimet e tij gjithë shqiptarëve kudo që gjenden si dhe besimtarëve islamë urimet më të mira për këtë muaj të madhërishëm dhe gjitha të mirat në jetë.

Show More

Related Articles

Back to top button