LajmeMaqedoni

“Do të heqim dorë edhe nga Ministria e Brendshme… Nuk duam asgjë, vetëm të miratohen ndryshimet kushtetuese”

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në “SummerClick” në TV21 është shprehur decid se partia e integristëve prioritet ka miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se për këto të fundit, janë të gatshme edhe të dalin nga Qeveria dhe të heqin dorë edhe nga avancimet tjera që do t’i takonin kësaj partie si opozitë më e madhe në vend.

“Vetëm të votohen ndryshimet kushtetuese, të hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ne e lëshojmë Qeverinë pa asnjë kërkesë shtesë, politike, partiake të cilat trashëgohen nga kjo e tanishmja. Mund të kërkojmë të ndryshojmë ligjin për Qeveri, të tërheqim të ashtuquajturin Qeveri të Përzhinos, 100 ditë qeveri teknike, sepse ne do të ishim partia më e madhe opozitare dhe do të na takonte ministri i Brendshëm, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, 3 zëvendësministra plotësues. Nuk duam asgjë”, tha Ademi./TV21

Show More

Related Articles

Back to top button