LajmeMaqedoni

Do të hyjë apo jo në Qeveri? Nesër mblidhet në Tetovë kryesia e Aleancës për Shqiptarët

Nga ASH-ja bëjnë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet kryesia e partisë në Tetovë. Nga ASH njoftojnë se mes tjerash do të diskutohet edhe për vendimin KQ për formimin e ekipit negociues për hyrje të ASH-së në Qeveri.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, nesër me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike. Në këtë mbledhje në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues”, thonë nga ASH.

Show More

Related Articles

Back to top button