“Do të shkojnë në shtëpi…” – Mexhiti: Çdo drejtor të japë llogari edhe sikur të jetë i Aleancës

Në krye të institucioneve shëndetësore ka pasur njerëz të paaftë, që nuk kanë ditur të menaxhojnë me buxhetin e spitaleve. Ky është konstatimi i ministrit Fatmir Mexhiti, i cili në Klan Debat deklaroi se do të kërkojë çdo 6 muaj llogari nga drejtorët e spitaleve. Ai i cili nuk e bën këtë apo nuk është i aftë për të menaxhuar, sipas Mexhitit do të largohet nga pozita.

“Unë përgjigjem për veten si Ministër i Shëndetësisë dhe kabinetin tim. Ata që nuk do ta kryejnë punën e të japin llogaridhënie në 6 muaj, nëse nuk e bëjnë punën, kush të dojë të jetë, qoftë edhe i Aleancës për Shqiptarët nga vij unë, do të shkojë te puna prej ku ka ardhur apo do të shkojë në shtëpi”, deklaroi ministri Mexhiti.