LajmeRajon

Dogana e Kosovës konfiskon 6.1 kilogram ar, ishte pa dokumentacion

Njësit e Doganës ka bërë të dikur se kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumentacioni.

Njësit e Doganë kanë kontrolluar lokalin e të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.

“Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Në komunikatë thuhet se në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale, përcjell Klankosova.tv.

“Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet tutje në komunikatë.

Show More

Related Articles

Back to top button