LajmeMaqedoni

Dogana konfiskoi fletobligacione në vlerë 92 milionë euro

Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev në një konferencë  për mediat njoftoi se janë konfiskuar fletobligacione në vlerë të 92 milionë dollarëve.

Sipas tij, fletobligacionet i janë konfiskuar një shtetas të Turqisë, edhe ate 184 fletobligacione me vlerë të veçantë nominale prej 500 mijë dollarëve.

“Obligacionet janë gjetur tek një udhëtar, shtetas i Turqisë, i cili ka ardhur me fluturim të rregullt nga Stambolli dhe është përcaktuar për të kaluar në të ashtuquajturin “kanal i gjelbër”, respektivisht se nuk ka mall për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit shtesë të detajuar, tek i njëjti janë gjetur në 4 dosje brenda një çante të zezë”, tha mes tjerash Bogoev duke shtuar se personi në fjalë është dënuar nga gjykata e vendit, ndërsa fletobligacionet i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar.

Show More

Related Articles

Back to top button