LajmeMaqedoni

Dorëheqje në Degën e Alternativës në Çair

Dega e Alternativës në Çair nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka njoftuar për dorëheqjen e 2/3 së anëtarëve të kuvendit të kësaj dege. Në kumtesë bëhet e ditur se shkak i dorëheqjeve, janë pakënaqësitë që ndërlidhen sipas tyre me liderin e AAA-së, Afrim Gashi dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë, Zeqirija Ibrahimi.

“Ne anëtarët e Alternativa – dega Çair, 2/3 e anëtarëve të kuvendit të degës, simpatizantët dhe përkrahësit, jemi mbledhur këtu që të shprehim shqetësimet tona lidhur me pakënaqësitë e akumuluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por jo vetëm. Përkundër fakteve dhe disa tentativave për sinkronizim dhe harmonizim të degës, bisedimeve interne mes anëtarëve tanë – jemi të detyruar që të themi se problemet në degën e Çairit janë akumulim i revoltës së anëtarëve tanë, tash e 15-të muaj. Ndonëse, shpresa jonë deri në këtë moment, ishte se do arrijmë kompromis mes anëtarëve të degës, kjo fatkeqësisht nuk u bë – ndërsa fajtorët për këtë tash dihen dhe mbajnë vulën e dy-tre individëve që kanë uzurpuar dhe nepotizuar gjithçka në parti. Me këtë rast, para opinionit publik dhe gjithë anëtarësisë, sollëm këto vendime: – 2/3-ta e anëtarëve të degës Çair japin dorëheqje nga organet partiake; – 8 anëtarë të Kuvendit Qendror, së bashku me 1 anëtar të Kryesisë Qendrore – shuajnë aktivitetin në degë; – kryetarët e nëndegëve përkatëse, së bashku me anëtarët e tyre, tërhiqen nga dega Çair; Nga ky moment, struktura themeluese e degës, së bashku me disa kryetarë nëndegash dhe aktivistë, 2/3-ta e anëtarëve të strukturës partiake, para anëtarësisë, aktivistëve, simpatizantëve dhe përkrahësve, por edhe para opinionit publik, riktheksojmë se meritorët për dorëheqjen tonë kolektive nga dega, janë vetëm dy-tre uzurpatorët-klientelistë, ndërkaq për gjithë këtë katrahurë dhe rezultatin për degën Çair, flasin edhe anketat e fundit. Për në fund, këshilla jonë deri te secili aktivistë në degë, është tepër miqësore dhe fisnike:”thirrni mendjes, para se të jetë vonë” – nuk bëhet degë me anëtarë të familjes dhe nepotizmave, si p.sh. nëndegë me tre anëtarë të familjeve: Gashi dhe Ibrahimi – ndonëse sot ata ende vazhdojnë të jenë anëtarë të kuvendit, nuk bëhet nëndegë as me kushërinj të parë dhe akraba të dytë, apo strukturë të nëpërkëmbëzave me terminologii terciale:”ky i imi, ai i joni”, – ose thënë me termin e juaj të preferuar:”axhanak-baxhanak””, qëndron në kumtesë.

Show More

Related Articles

Back to top button