GostivarLajme

DPB – Gostivar aktivitete në terren për parandalimin e lypjes

Më datë 16.07.2024 në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 13:00, zyrtarët policorë të DPB – Gostivar në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale të Gostivarit kanë vepruar sipas planit të përgatitur paraprakisht dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin dhe pengimin e dukurive antisociale të lypjes lëmoshë në zonën që mbuluar nga Policia e Gostivarit.

Gjatë aktiviteteve në rrugë ,,Borçe Jovanovski është ndaluar 35-vjeçarja Z.U. nga Balindolli i Gostivarit e cila është gjetur duke lypur lëmoshë, gjithashtu B.T (46) nga Gostivari në rrugën e ,,Ilindenit” dhe D.T. (48) nga Gostivari në rrugën ,,Sedek kostovski” të cilat janë gjetur duke lypur lëmoshë.

Për personat janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar zyrtarëve nga Qendra për Çështje Sociale Gostivar për veprime të mëtutjeshme.

Show More

Related Articles

Back to top button