LajmeMaqedoni

Drejtori i Doganave: S’është mirë që një person të punojë për kohë të gjatë në të njëjtin vend të punës, duhen rotacione të shpeshta

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev në “Summer Click” në TV21 arsyetoi ndryshimet që bëri në kuadrot e Doganave. Ai thotë se nuk është mirë që një person të jetë përgjegjës në një pikë doganore funksion tjetër në doganë, për kohë të gjatë.

“Kryesisht kanë qenë disa rotacione nga një pozicion në tjetrin, por ka pasur edhe të tilla me të cilët nuk kemi qenë të kënaqur sipas rezultateve të arritura. Kështu, për shembull, shefi i Doganës “Bllacë” është transferuar në Doganën “Shkup 1”, ndërsa në Doganën “Tabanoc” ka mbetur vend bosh për shkak se njeriu fatkeqësisht ka vdekur. Gjithsesi ka pasur ndryshime, sepse nuk është mirë që një person të jetë gjatë në një vend, prandaj duhen ndryshime dhe rotacione të shpeshta. Para së gjithash, e kemi bërë si masë parandaluese, jo për diçka të kundërligjshme”, tha Bogoev.

Show More

Related Articles

Back to top button